image Priten rezultatet e mostrave pas turbullimit të ujit në Deçan

Shëndetësi

Priten rezultatet e mostrave pas turbullimit të ujit në Deçan

news image

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, e ka vizituar Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe përfaqësuesin e QKMF-së në Deçan, si dhe ndërmarrjen regjionale, “Hidro-Drini”.

Vizita në njoftim bëhet e ditur se është bërë për shkak të shqetësimeve se në disa fshatra të komunës së Deçanit uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.

“Fshatrat nga të cilat një numër i vogël i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Carrabreg, Prilep, Llukë e ultë, Prapaqan dhe Isniq”.

Zëvendësministrat e kanë konfirmuar se janë marrë mostrat e ujit të këtyre fshatrave, ku sipas tyre në rezultatet e analizave fiziko-kimike, janë brenda kufijve, porse priten edhe rezultatet e analizave bakteriologjike, ndërkaq u kanë thënë banorëve se nuk ka vend për shqetësim.

“Vizita në zonat e përmendura dhe masat e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë pasuar për shkak se dje Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKSHPK-ja se, me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, se janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave”.

/GazetaSinjali/