image “Priten largime nga VV-ja”, deputeti i PDK-së paralajmëron zgjedhje të reja së shpejti

Politikë

“Priten largime nga VV-ja”, deputeti i PDK-së paralajmëron zgjedhje të reja së shpejti

news image

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, po paralajmëron se në Kosovë mund të ketë zgjedhje së shpejti për shkak të mospajtime brenda VV-së.

Ai tha se ka mos marrëveshje brenda grupit parlamentar të VV-së, e ku së shpejti sipas tij pritet të ketë edhe disa largime nga kjo parti.

“Duket që ka mos marrëveshje të thella brenda grupit parlamentar të VV-së. I keni parë edhe me rastin e votimit të disa ligjeve që kryetarja e grupit parlamentar vraponte për t’i lutur deputet për t’i votuar ligjet të cilat i ka sjell Qeveria. Ka një mos marrëveshje të grupit të interesit përbrenda vetë grupit parlamentar të VV-së. Tani më i kemi disa largime nga grupi, prite që të ketë edhe largime të tjera, bazë zhvillimeve të cilat po janë për brenda Kuvendit”, tha ai.

Madje, Haxhiu po thotë se zgjedhjet janë aq afër sa nuk do të kalojnë as pesë muaj.

“Nuk do të shkojë më shumë se pesë muaj në bazë të zhvillimeve të cilat janë brenda Kuvendi që vendi do të shkojë në zgjedhje. Do të shkoj në zgjedhje për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre”, tha ai për EO.

/GazetaSinjali/