Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, më saktësisht në dalje të liqenit të Badovcit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas disa fotografive, që një sinjalizues ka dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali, shihet se bëhet fjalë për një vetaksident.
Gjithashtu, vetura që është aksidentuar, shihet se është me targa të Serbisë dhe i ka të vendosur stikersat në simbolet shtetërore të këtij vendi.
Sinjali ka provuar të kontaktojë policinë mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.