Mbrëmë rreth orës 22:00, në Hajvali, një person i panjohur, derisa ka qenë duke vozitur një veturë me targa vendore ka tentuar ta rrëmbejë një të mitur, duke tentuar që me forcë ta marrë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se i dyshuari e kishte kapur për dore viktimën, duke tentuar që ta fusë me forcë në makinë, mirëpo e njëjta kishte arritur që t’i shmangej rrëmbimit.
Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari ende nuk është kapur nga Policia, mirëpo hetimet lidhur me rastin janë iniciuar nga Prokurori i Shtetit.
Persona të afërt me viktimën bëjnë të ditur se ajo përveç traumës që ka pësuar nuk ka lëndime tjera trupore. /GazetaSinjali/