image Prishtinë, propozohet subvencionimi me nga 500 euro i lehonave në nevojë

Sociale

Prishtinë, propozohet subvencionimi me nga 500 euro i lehonave në nevojë

news image

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës ka propozuar që lehonat me gjendje jo të mirë financiare të subvencionohen me nga 500 euro. 

Drejtoresha Adelinë Sahiti njoftoi se ky propozim-vendim është futur në agjendë për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Sahiti ftoi të gjithë këshilltarët komunalë që ta përkrahin atë.

Ajo po ashtu tha se ka marrë përkrahjen e Komitetit për Politika dhe Financa.

Atë sot e prezantova para Komitetit për Politikë dhe Financa, ku njëzëri u mbështet nga shefat e grupeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Prishtinës! Sa për ta ilustruar më detajisht, referuar hulumtimit të realizuar, 80% e familjeve të përfshira në këtë hulumtim (në të cilin kanë marrë pjesë 1014 familje), deklarojnë se kanë të hyra mes 101-300€ për muaj, 17% mes 301-500€ dhe pjesa tjetër mbi 500 euro“, shkroi Sahiti në Facebook.

Sipas saj, ky është vetëm një nga argumentet e shumta që tregon se sa e nevojshme është kjo ndihmë për ta, e cila pritet të realizohet për herë të parë në Komunën e Prishtinës.

May be an image of 1 person and text

/GazetaSinjali/