Më përfundimin e martesës nuk morën fund edhe problemet mes kosovarit dhe francezes, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e veta brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se një kosovar ia ka vjedhur dokumentin e udhëtimit – pasaportën dhe kartën e identitetit ish-bashkëshortes së tij franceze.
I dyshuari, sipas këtyre burimeve, kishte arritur të kryejë vjedhjen më 13 janar të këtij viti në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Për këtë rast, prokuroria ka nisur hetimet./Gazeta Sinjali/