image Prishtinasi kërcënon shoqen 10-vjeçare të vajzave të tij: Ta mys krejt familjen

Siguri

Prishtinasi kërcënon shoqen 10-vjeçare të vajzave të tij: Ta mys krejt familjen

news image

Zënkat mes fëmijëve shpesh herë bëhen shkak që edhe prindërit të përfshihen, duke ofenduar e kërcënuar të miturit. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Sami Ukshini’ në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një vajzë e mitur është përfshirë në  një fjalosje me dy shoqet e saj me të cilat është bashkë në qëndrim ditor në një kopsht.

Këto të fundit kanë njoftuar babain e tyre për zënkën, i cili dyshohet se mori rrugë t’i dalë në pritë vajzës 10-vjeçare dhe ta kërcënojë. Sipas burimeve, i dyshuari e ka ndalur në rrugë të miturën dhe e ka kërcënuar duke i thënë se ia mbytë të gjithë familjen e saj.

Vajzën e shqetësuar nga fjalët e babait të shoqeve të saj, e vërejti një grua e cila rastisi të jetë drejtoreshë e një shkollë dhe e njëjta njoftoi nënën e të miturës për atë që ka ndodhur.

Përballë kësaj situate, nëna ka denoncuar rastin në Polici, e cila ka deklaruar se dëshmitarja e rastit që e njoftoi, posedon edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari ende nuk është arrestuar, por me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’. Veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/