image Prishtinasi i kap mat hajnat duke ia vjedhur veturën, njëri prej të dyshuarve e sulmon me thikë

Siguri

Prishtinasi i kap mat hajnat duke ia vjedhur veturën, njëri prej të dyshuarve e sulmon me thikë

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur edhe në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, për çka Policia tashmë ka arrestuar një person i dyshuar.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 27-vjeçar, i cili ka deklaruar se i ka kapur në flagrancë dy persona duke ia vjedhur veturën, por vetëm njërin ka arritur ta ndalë.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në pikë të dites, kur dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve i mitur ia mësynë veturës së viktimës, që e kishte parkuar në një parking të një marketi.

Teksa të dyshuarit ishin gati për ta vjedhurë veturën, aty kishte arritur pronari i saj, i cili i kapi mat të dyshuarit.

Njërin prej tyre e ndaloi dhe më pas e njoftoi Policinë, teksa i dyshuari tjetër akoma s’është identifikuar.

Të njëjtat burime thonë se viktima edhe është sulmuar me thikë nga njëri prej të dyshuarve, ku për pasojë ka pësuar plagë.

Si rezultat i denoncimit të rastit në Polici, i dyshuari që u kap është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

I mituri që s’arriti të shpëtojë nga prangat e Policisë dyshohet se bashkë me personin tjetër që iku, kanë vjedhur edhe një veturë në fillim të këtij muaji.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” ndaj të dyshuarve.

/GazetaSinjali/