image Prishtina triumfon në derbin e vjetër ndaj Trepçës

Basketboll

Prishtina triumfon në derbin e vjetër ndaj Trepçës

news image

Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin e vjetër të basketbollit të Kosovës ndaj Trepçës me rezultat 82:65 (21:13, 24:24, 20:10, 17:18), në kuadër të javës së 13-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 11 pikë e dhjetë kërcime, Lejson Zeqiri me 20 pikë dhe Biram Faye me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça, Taurus Cockfield me 15 pikë dhe Drilon Hajrizi me 13.

Sigal Prishtina me shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Trepça ka nëntë fitore dhe katër humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/