image Prishtina triumfon me lehtësi ndaj Rahovecit

Basketboll

Prishtina triumfon me lehtësi ndaj Rahovecit

news image

Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen e sotme ndaj KB Rahovecit në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Bardhekaltërit fituan këtë duel ndaj vreshtarëve me rezultatin final, 67-53.

Lejson Zeqiri dhe Wendell Mitchell ishin më të dalluarit në këtë duel me nga 13 pikë.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe taktike, por jo edhe me shumë pikë të realizuara. Kryeqytetasit realizuan 8 treshe, kurse Rahoveci asnjë.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nën prezencën e 300 tifozëve.  /Gazeta Sinjali Sporti/