Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen e sotme ndaj KB Rahovecit në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Bardhekaltërit fituan këtë duel ndaj vreshtarëve me rezultatin final, 67-53.
Lejson Zeqiri dhe Wendell Mitchell ishin më të dalluarit në këtë duel me nga 13 pikë.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe taktike, por jo edhe me shumë pikë të realizuara. Kryeqytetasit realizuan 8 treshe, kurse Rahoveci asnjë.
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nën prezencën e 300 tifozëve. /Gazeta Sinjali Sporti/