image Prishtina pritet me mirësjellje në Hungari

Futboll

Prishtina pritet me mirësjellje në Hungari

news image

Kampioni i Kosovës në futboll KF Prishtina do të luajë pas një dite kundër skuadrës hungareze Ferencvaros në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Për këtë duel, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës tashmë ka udhëtuar drejt Budapestit, aty ku do të zhvillohet ky takim.

E para seancës së parë stërvitore që do ta këtë Prishtina, këta të fundit janë befasuar në stadiumin “Groupama Arena”.

“Mirëseardhje” ka qenë shkrimi i bërë nga skuadra hungareze në ekranin gjigant në këtë arenë.

“Bardhekaltërit” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” treguan mikpritjen që ua kanë bërë hungarezët.

/Gazeta Sinjali Sporti/