image Prishtina pëson disfatë nga Ironi Nahariya, mbyll grupin B si e dyta

Basketboll

Prishtina pëson disfatë nga Ironi Nahariya, mbyll grupin B si e dyta

news image

Ekipi izraelit, Ironi Nahariya, ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare të Grupit B të BIBL ndaj Prishtinës, për të fituar këtë grup dhe për të përfunduar si lider i saj për dhjetë xhirosh.

Basketbollistët vendas kanë arritur të hynë më fuqishëm në çerek të katërt të ndeshjes për të bërë dallimin dhe kështu me rezultat 83-74 triumfuan.

Me 19 pikë, më efikasi te Ironi Nahariya ka qenë Dustin Thomas, që ka shtuar edhe 9 kërcime në proces, ndërsa pos tij janë dalluar edhe Stephon Branch me 15 pikë e Alex Chubrevich me 14 pikë e 7 kërcime.

Te bardhekaltërit Dachon Burke ka qenë më i dalluari, duke shënuar 21 pikë, 4 kërcime e 4 topa të rrëmbyer. Lejson Zeqiri luajti me 14 pikë e 3 kërcime në ndeshje, kurse 10 pikë tjera për ekipin e drejtuar nga Ante Nazor i dha Kenneth BroWn, që shtoi edhe 6 asistime në llogari të tij.

Me këtë fitore, izraelitët mbyllën Grupin B si lider me bilans 8-2, ndërsa Prishtina përfundoi e dyta me bilans 6-4. /Gazeta Sinjali Sporti/