image Prishtina arrin fitoren e parë në Ligën Ballkanike, mposhtë lehtë Beroen

Basketboll

Prishtina arrin fitoren e parë në Ligën Ballkanike, mposhtë lehtë Beroen

news image

KB Sigal Prishtina ka arritur fitoren e parë në kuadër të Ligës Ballkanike, shkruan Sinjali Sport.

Bardhekaltërit triumfuan ndaj  BC Beroes me rezultat të thellë 83:61.

Kjo ishte fitorja e parë e vendasve pas tri xhirove në ‘Balkan League’.

Skuadra kosovare ishte dukshëm më e mirë se ajo bullgari, duke i fituar që të katër çerekët.

Prishtina luajti lojë ekipore, ku pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore me Nickolas Tomsick që shënoi më së shumti 17 pikë të ndihmuara edhe me 13 sosh nga Dachon Burke.

Te mysafirët ishte koshashënuesi më i mirë, Obinna Eleka me 19 pikë.

Me këtë fitore kryeqytetasit nga Kosova renditen në pozitën e dytë me një fitore dhe dy humbje në grupin B të Ligës Ballkanike.   /Gazeta Sinjali Sporti/