image KB Peja shfaq parullë përkrahëse ndaj klubit ukrainas, përpara fillimit të ndeshjes në Ligën Ballkanike

Basketboll

KB Peja shfaq parullë përkrahëse ndaj klubit ukrainas, përpara fillimit të ndeshjes në Ligën Ballkanike

news image

KB Peja do të rikthehet sonte në Ligën e Ballkanike, pasi kishte munguar për disa sezone në këtë garë.

Pejanët do ta nisin kampanjën ndaj skuadrës ukrainase, Budyvelnik, me fillim nga ora 20:15 në “Karagaçi”.

Vendasit kanë vendosur një parullë përkrahëse për klubin kundërshtar nga Ukraina, e cila tash e disa muaj po përballet me agresionin rus.

“Lavdi Ukrainës. Kosova qëndron me ju”, thuhet në këtë parullë të vendosur në palestër.

/GazetaSinjaliSport/