image Prishtina përfiton projektin me energji diellore për ngrohje, flasin nga Termokosi

Sociale

Prishtina përfiton projektin me energji diellore për ngrohje, flasin nga Termokosi

news image

Pas nënshkrimit  të marrëveshjes së huas dhe grantit në vlerë të 80 milion eurove për Projektin “Solar 4 Kosovo”, për Gazetën Sinjali ka folur edhe kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Termokos Fisnik Osmani.

Ai tha se roli kryesor i Termokosit do të jetë mbështetja në realizimin dhe funksionalizimin e tij.

“Pra, përfitues i projektit do të jetë Termokos, përkatësisht mijëra konsumatorë të rinj të lagjes “Arbëria” dhe “Tophane”, për të cilët do të sigurohet ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore”, tha Osmani.

Më tej ai theksoi se Termokos, do të bashkëpunojë ngushtë me donatorët e këtij projekti dhe gjithë partnerët implementues për një realizim sa më të suksesshëm të tij.

Prishtina përfitoi projektin me energji diellore për ngrohje, një nga më të mëdhenjtë në Evropë.

Realizimi i Projektit “Solar 4 Kosovo” do të financohet nga grantet e Qeverisë Gjermane dhe BE-së nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë të 31.6 milion eurove dhe 21.5 milion eurove, si dhe një kredi e butë nga BERZH-i në vlerë të 23.2 milion eurove.

Për nga kapaciteti ky projekt është një nga impiantet më të mëdhenj diellor në Evropë dhe i pari në rajon.

/GazetaSinjali/