image Prishtina nëse kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, përballet me skuadër të madhe

Futboll

Prishtina nëse kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, përballet me skuadër të madhe

news image

Kampioni i Kosovës, Prishtina, nëse kualifikohet në rrethin e parë të Ligën e Kampionëve, gjithsesi do të ketë rival të vështirë, transmeton Sinjali Sport.

Nëse Prishtina kualifikohet ndeshet me skuadrën e njohur hungareze Ferencvarosh, ku luan edhe shqiptari Myrto Uzuni.

Fituesi i turneut preliminar (Folgore – Prishtina/HB – Inter) do të takohet me skuadrën hungareze Ferencvarosi. 

Prishtina së pari duhet t’i kalojë pengesat në parakualifikuese para se të mendoj për Ferencvarosin. /Gazeta Sinjali Sporti/