image Prishtina ndalon mjetet piroteknike, personat që e shkelin këtë vendim do të gjobiten me nga 100 euro

Kosovë

Prishtina ndalon mjetet piroteknike, personat që e shkelin këtë vendim do të gjobiten me nga 100 euro

news image

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ndalesa e përdorimit të mjeteteve piroteknike është nga data 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.

“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, njofton komuna. /Gazeta Sinjali/