image “Pastrimi” në aksion të natës për grumbullimin e mbeturinave, paralajmëron gjoba deri në 500 euro

Kosovë

“Pastrimi” në aksion të natës për grumbullimin e mbeturinave, paralajmëron gjoba deri në 500 euro

news image

Gjatë natës, ekipet e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë zhvilluar një aksion të gjerë pastrimi në disa lagje të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga hapësirat publike.

Aksioni i pastrimit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Në të njëjtën kohë, kompania ka paralajmëruar qytetarët se hedhja e mbeturinave në hapësira publike gjobitet me 500 euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/