image Prishtina mposht thellë Ponte Prizrenin

Basketboll

Sport/ Prishtina mposht thellë Ponte Prizrenin

news image

Sigal Prishtina e ka mposhtur thellë Ponte Prizrenin me rezultat përfundimtar 100:76, në ndeshjen e javës së 2-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fahro Alihodzic me 19 pikë, Divine Myles 18 pikë, Mikaile Tmusic 15 pikë dhe Edmond Azemi e Jonathan Wade me 13 pikë ishin lojëtarët më efikas te Sigal Prishtina, në radhët e së cilës sonte nuk luajti Dardan Berisha.

Ndërsa, Malcom Canada me 29 pikë ishte lider i Ponte Prizrenit, derisa pikë dyshifrore patën edhe Urim Zenelaj 16 pikë e Aj Saners 14 pikë.

Për Sigal Prishtinën kjo është fitorja e parë./Gazeta Sinjali/

Image may contain: one or more people, basketball court and outdoor