Sigal Prishtina e ka mposhtur thellë Ponte Prizrenin me rezultat përfundimtar 100:76, në ndeshjen e javës së 2-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Fahro Alihodzic me 19 pikë, Divine Myles 18 pikë, Mikaile Tmusic 15 pikë dhe Edmond Azemi e Jonathan Wade me 13 pikë ishin lojëtarët më efikas te Sigal Prishtina, në radhët e së cilës sonte nuk luajti Dardan Berisha.
Ndërsa, Malcom Canada me 29 pikë ishte lider i Ponte Prizrenit, derisa pikë dyshifrore patën edhe Urim Zenelaj 16 pikë e Aj Saners 14 pikë.
Për Sigal Prishtinën kjo është fitorja e parë./Gazeta Sinjali/