image Prishtina mposht Shkëndijën në miqësoren para garave evropiane

Futboll

Prishtina mposht Shkëndijën në miqësoren para garave evropiane

news image

Prishtina është përballur me Shkëndijën në miqësore parapërgatitëse për ndeshjet kualifikuese për garat evropiane, transmeton Sinjali Sport.

Kampionia e Superligës së Kosovës, Prishtina e mposhti kampionen e Maqedonisë së Veriut, me rezultat të pastër 2-0.

Debutuesi Xhevdet Shabani realizoi që të dy golat për “bardhëekaltërit”, duke e vazhduar formën e lartë që e la te Drita.

Ky takim u zhvillua në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/