image Prishtina mëson kundërshtarin për rrethin tjetër kualifikues në Conference League

Futboll

Prishtina mëson kundërshtarin për rrethin tjetër kualifikues në Conference League

news image

Është hedhur shorti për fazën e “Playoff-it” në Conference League.

Prishtina e cila tani gjendet në raundin e tretë, e ka mësuar edhe kundërshtarin në rast kalimi në “Playoff”.

Bardhekaltërit të cilët do të luajnë përball Bodo/Glimt te Norvegjisë, në raundin e tretë, nëse kalojnë tutje atëherë do të kenë punë me fituesin e takimit NS Mura nga Sllovenia dhe Zalgaris Vilinus nga Lituania.

Kampioni i Kosovës, ndeshjen e parë në raundin e tretë përball norvegjezëve te Bodo/Glimt do ta luaj me datë 5 gusht, kurse atë të kthimit me datë 12 gusht.

Ndërsa, ndeshjet e para në fazën e “Playoff-it” zhvillohen me 19 gusht, ndërkohë ato të kthimit me datë 26 gusht. /GazetaSinjaliSporti/