Kampionia e Kosovës, Prishtina vazhdon të luajë në garat kualifikuese të Conference League, transmeton Sinjali Sport.
Bardhekaltërit ndeshjen e parë në këtë rreth e luajtën si vendas në “Fadil Vokrri” ndaj Bodo/Glimt.
Vendasit arritën fitore me përmbysje ndaj norvegjezëve me rezultat 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Patrick Berg (11’).
Kryeqytetasit barazuan në fund të pjesës së parë përmes Oto John, që e konkretizoi me gol gabimin e portierit (44’).
Në periudhën e dytë të lojës në minutën e 82-të mbrojtësi Marius Lode e ktheu topin me kokë gabimisht dhe shënoi autogol, që i mundësoi Prishtinës fitore në duelin e parë.
Sfida e dytë luhet në Norvegji me 12 gusht në ora 18:00. /GazetaSinjaliSporti/