image Prishtina futet në karantinë

Kosovë

Vendim/ Prishtina futet në karantinë

news image

Komuna e Prishtinës është futur në karantinë, pas 20 rasteve pozitive të reja të konfirmuara nga IKSHP-ja.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës, ku dhe obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këtë vendim, MSh e ndërmerr me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid -19 në Republikën e Kosovës./Gazeta Sinjali/