image Prishtina futet në karantinë, Ministria e Shëndetësisë pritet t'i prezantojë masat e reja

Kosovë

Konferencë/ Prishtina futet në karantinë, Ministria e Shëndetësisë pritet t’i prezantojë masat e reja

news image

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se konferenca për shtyp për të prezantuar masat e reja nuk do të mbahet nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, por, nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është sqaruar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Në disa media është publikuar artikulli ku thuhet se Kryetari Shpend Ahmeti do të mbajë sot konferencë për shtyp për të prezentuar masat e reja. Dëshirojmë të sqarojmë se këtë nuk e kemi thënë apo lajmëruar në asnjë formë dhe se NUK është Komuna e Prishtinës ajo që do të mbajë konferencë për shtyp për masat e reja, por Ministria e Shendetësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komuna thotë se u është drejtuar të gjitha mediave që ta largojnë artikullin e publikuar që të mos shkaktohet konfuzion e keqinformim te qytetarët./Gazeta Sinjali/