image Prishtina fillon zyrtarisht me stërvitje

Futboll

Futboll/ Prishtina fillon zyrtarisht me stërvitje

news image

Skuadra e Prishtinës ka rifilluar zyrtarisht seancat stërvitore.

Kjo erdhi pas lejes së dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për ta lejuar vetëm Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi kryeqytetas e bëri të ditur këtë përmes një njoftimi në profilin e tyre në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Skuadra i rifillon zyrtarisht seancat stërvitore

FC Prishtina falënderon Ministrin Vitia dhe FFK-në

Prishtinë, 18 maj 2020 – Skuadra jo e kompletuar e FC Prishtina sot për herë të parë ka dal në seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të Bërnicës.

Skuadra dhe i tërë klubi, sot më në fund morën lajmin e shumëpritur të nisjes së seancave stërvitore dhe sipas rekomandimeve në fillim të muajit qershor edhe kampionati. Për çka, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i cili pa nda ka garantuar mbarëvajtjen e kampionatit. FC Prishtina po ashtu falënderon të gjithë akterët e përfshirë në rinisjen e kampionatit.

/Gazeta Sinjali/