image Prishtina e shkatërron Dritën me rezultat të thellë

Basketboll

Prishtina e shkatërron Dritën me rezultat të thellë

news image

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të mërkurën (sot), bardhekaltërit kanë triumfuar në shtëpi ndaj skuadrës së Dritës me rezultatin 105:53.

Për vendasit, kjo ishte fitorja e katërt këtë edicion ndërsa Drita regjistroi disfatën e tetë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.

Meriton Ismaili ishte më i dalluari te Prishtina me 22 pikë të shënuara, i përcjellë nga Dachon Burke (16), Jetmir Zeqiri (15) e Muhamedali Janjeva (14).

Te Drita, vetëm dy basketbollistë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Marcus Meuers ishte më efikasi më 19 pikë të shënuara, ndërsa Isiah Johnson shtoi 11 sosh që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e thellë. /Gazeta Sinjali Sporti/