image Prishtina e mposhtë rivalin e vjetër me lehtësi

Futboll

Prishtina e mposhtë rivalin e vjetër me lehtësi

news image

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 73:62 (22:17, 22:16, 15:11, 14:18), në kuadër të javës së dhjetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltërti u treguan më të mirë në tre periudhat e para të kësaj ndeshje, duke e siguruar fitoren e radhës.

Te Sigal Prishtina u dalluan Lejson Zeqiri me 17 pikë dhe Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime.

Përderisa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/