Kampioni i Kosovës në fuqi, Prishtina, vazhdon të dëshpërojë, duke mos arritur të gjejë fitoren e parë, shkruan Sinjali Sport.
Bardhekaltërit barazuan në Fadil Vokrri me Gjilanin me rezultat 1-1.
Goli nga pika e bardhë prej Besnik Krasniqit u mendua se ia solli fitoren e parë kryeqytetasve, mirëpo kështu nuk mendoi Dabiqaj i cili barazoi në kohën shtesë në minutën e 96-të.
Me këtë barazim vendasit arkëtojnë 3 pikë në pozitën e 7, derisa në pozitën e 6 me gjashtë pikë zbret Gjilani.
Në tjetrën anë sot u luajt edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës, ku Drenica e mposhti Ulpianën në udhëtim me rezultat minimal 0-1.
Drenica me këtë fitore kryeson me 10 pikë, kurse vendasit mbesin në fund me një pikë.
Video i golit të Besnik Krasniqit nga një sinjalizues: