Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 43 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të infektuarit janë nga 15 komuna të Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/