image Prishtina bindshëm fiton ndaj Ulpianës

Futboll

Prishtina bindshëm fiton ndaj Ulpianës

news image

Prishtina ka arritur fitore të lehtë në udhëtim ndaj Ulpianës, raporton Sinjali Sport.

Bardhekaltërit triumfuan bindshëm ndaj skuadrës nga Lipjani me rezultat 3-0.

Prishtina ishte skuadër dukshëm më e mirë në fushë dhe në fund mori tri pikët.

Mysafirët i shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Kryeziu shënoi golin e parë në minutën e 34’ dhe të tretin në atë të 85’, derisa golin e dytë e realizoi Krasniqi në minutën e 57’.

Me këtë fitore, Prishtina është ngjitur në pozitën e katërt me 24 pikë

/Gazeta Sinjali Sporti/