COVID-19

Të infektuar

1070

Të shëruar

841

Të vdekur

30

Reagim/ Prishja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, komisionerja e BE-së: Duhet dialog për trashëgiminë kukturore

news image

Komisionerja e Bashkimit Europian, Mariya Gabriel ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar.

Me një postim në Twitter, Grabiel thotë se përpara se të merret vendimi, duhet dialog me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore”, shkruan Mariya Gabriel. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin