Në ditën e dasmës, vetura e modelit të vjetër e la në rrugë një nuse e cila po shkonte në kishë, por në ndihmë i doli një polic, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të shkuar deri në kishë, Lydia Evans-Hughes, 29 vjeçare u dërgua me veturën e policisë, pasi vetura e saj u prish në autostradën A55, afër Chester-it në Britani, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.
Megjithatë, nusja nuk mbeti pa zgjidhje pasi që në vendin e ngjarjes arriti një veturë e policisë, ku polici Matt Geddes i ndihmoi që gruaja me fustan të bardhë të shkonte me kohë në kishë në ditën e dasmës së saj.
Më pas, dhëndri dhe nusja e kurorëzuan dashurinë e tyre para familjarëve dhe miqve në Kishën e Shën Mërisë në Eccleston. /GazetaSinjali/