image Prindërit keqtrajtojnë psiqikisht vajzën e tyre në Gjakovë, arrestohen

Siguri

Prindërit keqtrajtojnë psiqikisht vajzën e tyre në Gjakovë, arrestohen

news image

Dje në rrugën “Besim Beka” në Gjakovë, janë arrestuar dy të dyshuar, prindër, të cilët dyshohen për veprën penale “Dhunë në familje”.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se të arrestuarit, burri dhe gruaja, dyshohet se kanë keqtrajtuar pisiqikisht vajzën e tyre.

Të njëjtat burime njoftojnë se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

Hetimet për këtë rast kanë filluar.

/GazetaSinjali/