image Malishevë: Burri e kanos gruan pasi vendosën të ndahen, ajo e incizon dhe e dërgon në Polici

Siguri

Malishevë: Burri e kanos gruan pasi vendosën të ndahen, ajo e incizon dhe e dërgon në Polici

news image

Çdo ditë në Kosovë raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku gratë përballen me kërcënime, fyerje e dhunë fizike nga bashkëshortët e tyre. Telashe kanë edhe ato gra që vendosin t’i japin fund martesës me personat që i dhunojnë, pasi shpesh raportohen raste të kanosjeve nga ana e ish-bashkëshortëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje është iniciuar sot në Malishevë, pasi një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, me të cilin kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët.

Sinjali mëson se burri i revoltuar mbi vendimin për ndarjen, ka kanosur 38-vjeçaren, e cila e kishte incizuar që t’i paraqesë si prova para Policisë.

Me të denoncuar rastin në Polici, bashkë me incizimet ku provohet kanosja nga bashkëshorti, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, 45-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/