Dje në rrugën “Besim Beka” në Gjakovë, janë arrestuar dy të dyshuar, prindër, të cilët dyshohen për veprën penale “Dhunë në familje”.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se të arrestuarit, burri dhe gruaja, dyshohet se kanë keqtrajtuar pisiqikisht vajzën e tyre.
Të njëjtat burime njoftojnë se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
Hetimet për këtë rast kanë filluar.