image Prindërit e fëmijëve serbë të vrarë në rastin “Panda” kërkojnë nga Vuçiqi të tregoi të vërtetën

Politikë

Prindërit e fëmijëve serbë të vrarë në rastin “Panda” kërkojnë nga Vuçiqi të tregoi të vërtetën

news image

Prindërit e gjashtë djemve serbë të vrarë në kafenenë “Panda” të Pejës në vitin 1998, prej gjashtë vitesh kërkojnë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq të sqarohet, pasi në vitin 2013 ka deklaruar se masakrën në “Panda” nuk e kanë bërë shqiptarët.

“Që nga 5 shtatori 2017, më shumë se 10 herë i kemi shkruar zyrës së presidentit të Serbisë, duke kërkuar të bisedojmë me presidentin Vuçiq, por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Gjithashtu, kemi kërkuar nga Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK), që të marrë në pyetje Vuçiqin për shkak të informacionit që ai publikoi për krimin në ‘Panda’, por edhe kjo nuk u pranua”, tha Lubomir Ristiq, babai i të vrarit Svetislav (18-vjeç).

Prindërit e fëmijëve të vrarë, pas 24 vitesh janë në kërkim të së vërtetës dhe nuk kanë dyshim se masakra në “Panda” është kryer me urdhër nga dikush që është në krye të shtetit.“Zoti President, ju e dini dhe ne prindërit e dimë se vrasja e djemve tanë në kafenenë “Panda” në Pejë ishte një çështje shtetërore, që u vendos nga dikush që është në krye të shtetit. Ky është terrorizëm shtetëror.

Theksojmë se ka edhe arsye të tjera për pranimin tonë, të cilat do t’i paraqesim në bashkëbisedimin me ju, në mënyrë që autoriteti që drejton procedimin pas gati 24 vitesh, të ndjekë penalisht krimin”, thuhet në një nga kërkesat për pranim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin prindërit e dorëzuan më 6 qershor 2022.Llazar Obradoviq, djali i të cilit Ivani (15-vjeç) vdiq para syve të tij më 14 dhjetor 1998, tha për Beta se nuk ka të vërtetë tjetër përveç se krimin në “Panda” e ka bërë shteti i Serbisë.

“Të gjitha autoritetet e trajtuan në të njëjtën mënyrë vrasjen e fëmijëve tanë. Është e qartë se po drejtohet nga një qendër dhe se nuk ka dëshirë të zbulohet se kush e urdhëroi, organizoi dhe kreu masakrën. Kemi biseduar me dhjetëra nëpunës civilë, si nga policia ashtu edhe nga organet e tjera shtetërore dhe askush nuk na ka thënë se krimin e kanë kryer shqiptarët, por përkundrazi serbët”, ka theksuar Obradoviq.

/GazetaSinjali/