image Berisha: Do fitojmë si në ’98-tën kur pata botën kundër

Shqipëri

Berisha: Do fitojmë si në ’98-tën kur pata botën kundër

news image

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur fushatën që të dalë sërish në krye të këtij subjekti.

“Pse u godit Sali Berisha? Vetëm që PD-ja të bëhej shtojcë e PS-së. Por ne shtojcë nuk bëhemi. Ju më pyesni: a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fituam sepse besuam te e drejta. Unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Unë jam i bindur se do fitojmë”, tha Berisha.

Ditën që u rikthye në selinë blu, Berishës iu tha nga kryetari i komanduar i PD-së se me një person ‘non grata’ PD-ja nuk vjen në pushtet. Këtë të diel, ish-kryetari i PD-së iu rikthye foltoreve në rrethe për të dëshmuar pikërisht të kundërtën./tch/

/GazetaSinjali/