image Bekim Jashari në vitin 1998: Kemi humbur 20 familjarë, edhe na që kemi mbetë, jemi gati të japim jetën për Kosovën

Sociale

Bekim Jashari në vitin 1998: Kemi humbur 20 familjarë, edhe na që kemi mbetë, jemi gati të japim jetën për Kosovën

news image

Në vitin 1998, tani kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka folur për luftën në Kosovën, gjatë së cilës, deri në kohën e këtij incizimi, ishin vrarë 20 familjarë të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, përkundër kësaj, Jashari dëgjohet duke thënë se nuk ka frikë, pasi që “lufta këto i ka”.

Në një intervistë të realizuar në vitin 1998, Jashari thotë se i janë vrarë 20 familjarë në luftë, por që edhe ata që kanë mbetur janë të gatshëm të flijohen për lirinë e Kosovës.

Lajmet për ditë t’u i ndëgjue, t’u i pa fotografitë se si është duke u zhvillu një luftë në Kosovë, si vriten prej fëmijës më të vogël 6 vjeç e deri te plaku 80 vjeç. Por nuk më frikëson kjo, se e di se më ka tregu gjyshi se lufta qeto sene i ka, megjithëse edhe tash në janar e në mars, me 5 mars që ndodhi lufta në Prekaz unë jam prej asaj familje, familjes së Shaban Muratit së lagjes Jasharaj. Kemi humbur, janë vrarë 20 anëtarë të familjes, por nuk më frikëson se kemi mbetur edhe 10, edhe ne 10 që jemi jemi të gatshëm që edhe nesër ta japim jetën për Kosovën“, thoshte Jashari.

Pamjet i ka publikuar Esat Shala, koleksionuesi i mbi 2 mijë video-kasetave të masakrave të Luftës së Kosovës./Gazeta Sinjali/