image Prindërit e Astrit Deharit akuzojnë Prokurorinë e Prizrenit për vonesën e raportit

Kosovë

Drejtësi/ Prindërit e Astrit Deharit akuzojnë Prokurorinë e Prizrenit për vonesën e raportit

news image

Dy prindërit e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes që ka humbur jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, po akuzojnë Prokurorinë e Prizrenit se qëllimisht u është vonuar raporti i Institutit të Zvicrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Avni Dehari, babai i Astritit ka thënë në T7 se raporti nga Zvicra është vonuar qëllimisht.

 “Raporti ka ardhur me datën 4 tetor. Nuk i kuptojmë këto vonesa. U arsyetuan se raporti u dërgua për përkthim. Por ata thanë se përkthimi do zgjaste diku tre ditë. Nuk na lejuan që të shohim raportin origjinal”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër nëna e Astritit, Xhemilja, ka thënë se familja e kanë ditur qysh në fillimi se Astriti është vrarë.

 “Që tre vjet pas vdekjes së Astritit e dinim se kështu do dilte raporti”, thotë Xhemile Dehari, nëna e aktivistit.

“E kemi pritur dhe e kemi ditur se ai është vrarë”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/