Moderatorja Alketa Vejsiu do të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmi është komunikuar nga vetë ajo, përgjatë një interviste në emisionin “Jo Vetëm Modë”.
Alketa ka treguar gjithashtu se nuk do të paguhet për moderimin e festivalit, pasi në të vërtetë do ta marrë përsipër vetëm për ideal.
“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 lekë për festivalin dhe kjo ka qenë një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtetë të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, ka thënë Alketa Vejsiu për moderatoren Orinda Huta.