image Prezantuan teste të falsifikuara për COVID-19, prangoset çifti në aeroportin "Adem Jashari"

Siguri

Prezantuan teste të falsifikuara për COVID-19, prangoset çifti në aeroportin “Adem Jashari”

news image

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:45 ka arrestuar dy persona në aeroportin “Adem Jashari”, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë të arrestuarit janë personi me inicialet B.K. i lindur më 1973 dhe bashkëshortja e tij T.O. e lindur më 1976, shtetase italiane.

Tutje policia ka njoftuar se të dyshuarit në tentim për të udhëtuar për në Verona të Italisë, kanë prezantuar dy dokumente, teste për COVID, të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Gazeta Sinjali/