image Prezantoi patentë shofer të falsifikuar të Serbisë, kapet një i dyshuar

Siguri

Prezantoi patentë shofer të falsifikuar të Serbisë, kapet një i dyshuar

news image

Një person në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka prezantuar një patentë shofer të Serbisë, që dyshohet të jetë falsifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë gjatë së premtes.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe i njëjti ka prezantuar patentë shoferin e Serbisë, i cili ishte lëshuar në Pejë me nr.000002618, por që dyshohej të ishte i falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar menjëherë ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/