image Prezantohet çokollata më e shtrenjtë në botë, 6200 dollarë kilogrami

Botë

Kuriozitete/ Prezantohet çokollata më e shtrenjtë në botë, 6200 dollarë kilogrami

news image

Në Mumabi është prezantuar çokollata më e shtrenjtë në botë. Kjo çokollatë arrin çmimin prej 6221 dollarësh për kilogram, ku version i limituar prej tre bonbonesh është gati të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”.

Çokollata “Trinity truffles”, u krijuar nga kompania e çokollatave Fabelle Exquisite Chocolates, pjesë e konglomeratit të Indian Tobacco Company, transmeton Gazeta Sinjali.

Shefi francez Philippe Conticini, i cili qëndron prapa konceptit thotë se çokollatat përfaqësojnë ciklin e jetës në tre faza: krijuesi, ushqyesi dhe shkatërruesi.

Nisa të punoj për projektin pa e ditur se si do të dilte në të vërtetë produkti apo nëse do të përfshihej në librin e rekordeve Guinness. Ne zgjodhëm përbërës të mrekullueshëm dhe shumë të shtrenjta”, deklaroi ai.

Kujtojmë se në vitin 2012 prodhuesi i çokollatave Fritz Knipschildt, krijoi çokollatën individuale më të shtrenjtë në botë, e cila kushtonte 250 dollarë për copë./Gazeta Sinjali/