image Pesë kuriozitete të çuditshme dhe interesante për Vitin e Ri

Kuriozitete

Pesë kuriozitete të çuditshme dhe interesante për Vitin e Ri

news image

Nata e Vitit të Ri është shumë afër, por a e dini se ka disa gjëra të çuditshme, por që janë vërteta për natën e ndrrimit të viteve.

A e dini se?

1) Dëshmitë më të lashta përsa u përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike rreth katër mijë vjet më parë.

2) Romakët festonin Vitin e Ri në muajin mars. Senati, në vitin 153 përpara Krishtit, fiksoi janarin si muajin e parë të Vitit të Ri. Në vitin 46 pas Krishtit, kalendari julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar, si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre).

3) Në Vitin e Ri hahen disa ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson, në fakt, një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit. Prandaj, gatuhen thjerrëza dhe bathë.

4) Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane. Në vende të tjera, konsumohen shegë, edhe këto 12 kokrra, një kokërr për çdo muaj.

5) Keltët e festonin Vitin e Ri në natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më mirë në Halloween./Gazeta Sinjali/