image Prezantohet ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri

Rajon

Shqipëri/ Prezantohet ambasadorja e re e SHBA-ve në Shqipëri

news image

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar të këtij viti.

Përmes një videoje të shkurtë që është publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA- vë në rrjetin social Facebook, Kim ka njoftuar qytetarët shqiptarë se ka përvojë 23 vjeçare në diplomaci, duke shpalosur planet e saj gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Kim shprehet e lumtur që ndodhet në Shqipëri pikërisht në vitin 2020, kur mbushen plot 100 vite prej kur SHBA ka njohur pavarësinë e Shqipërisë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/220673518963432/

Ambasadorja ka shpalosur tri nga prioritetet e saj gjatë kohës sa do qëndrojë në Shqipëri, duke pohuar se së pari do të angazhohet për të thelluar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri  në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

“Së dyti do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqëipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE.”, ka thënë mes tjerash ambasadorja.

Objektiva e tretë e ambasadores do jetë nxitja e eksporteve dhe investimeve që do vijnë nga SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijohen më shumë mundësi punësimi, siç ka bërë me dije në videon e saj.

Krejt në fund Kim shprehet se mezi pret të shijojë peisazhet e bukura, kuzhinën e pasur dhe të njoftohet për së afërmi me kulturën dhe traditën shqiptare.

Ambasadorja Kim, ka shërbyer si një diplomate karriere, ku ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor. Ajo pritet që tash të shërbejë si ambasadore në Shqipëri për pesë vite sa do zgjatë mandati i saj .

Yuri Kim do jetë në krye të ambasadës pas pararendësit të saj Donald Lu, i cili ka shërbyer si ambassador i SHBA-ve në Shqipëri prej vitit 2015./Gazeta Sinjali/