image Pretendonte se po rregullonte veturën, sulmuesi vret një burrë

Botë

Pretendonte se po rregullonte veturën, sulmuesi vret një burrë

news image

Policia e New Yorkut gjatë të enjtes ka publikuar një video të kamerave të sigurisë, ku shihet një skenë krimi.

Në pamjet e publikuara shihet i dyshuari që pretendon se po rregullonte një veturë ku më pas shihet duke i shkuar nga mrapa një burri dhe ta vras atë me disa të shtëna në kokë.

Viktima, Jermaine Dixon, 46 vjeçar të hënën në mëngjes ishte duke ecur rrugës dhe e hapi derën e veturës, kur në ato momente i dyshuari filloi të vraponte pas tij dhe disa sekonda më pas, i armatosuri e qëllon disa herë burrin nga afër.

 Dixon u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia e New Yorkut tha se i dyshuari kishte kapelë të zezë, maskë në fytyrë dhe rroba të zeza dhe është arratisur nga vendi i krimit me një veturë të bardhë të prodhuesit Nissan, shkruan Fox News, përcjell Gazeta Sinjali.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar edhe nëse i dyshuari kishte të veshur rroba që zakonisht përdoren nga një sekt i hebrenjve. /GazetaSinjali/