image Pretendimet se Policia e Kosovës ka tentuar arrestime, Zhivkoviq: Petar Petkoviqi po dezinformon

Politikë

Pretendimet se Policia e Kosovës ka tentuar arrestime, Zhivkoviq: Petar Petkoviqi po dezinformon

news image

Pas deklaratës së drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, se “policia e [Albin] Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e bonjakëve” në veri të Mitrovicës, siç ka thënë ai, “kanë tentuar të arrestojnë dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiq, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviqin”, bashkëshortja e këtij të fundit, Jelena ka deklaruar dhe e ka mohuar me një video-mesazh këtë informacion.

Në video-mesazh, Zhivkoviq pyet se nga i ka marrë Petkoviqi një informacion të tillë që dikush po e ndiqte burrin e saj dhe i kërkon atij që t’i drejtohet personalisht dhe t’i tregojë.

“Unë jam Jelena Zhivkoviq, bashkëshortja e të emëruarit të sotëm Miroslav Zhivkoviq të cilin Petar Petkoviq e ka përmendur në deklaratën e tij që e ka dhënë në ora 10:00. Dua të them se nuk e di nga e ka marrë Petkoviqi informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim. Burri im ka qenë me familjen mbrëmë, në shtëpi, askush nuk na ka ardhur në derë, as nuk e ka ndjekur”, pohon Zhivkoviq.

Kujtojmë që Petkoviq dje në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në pjesën veriore të Mitrovicës “ka pasur një gjendje të vërtetë rrethimi”.

/GazetaSinjali/