image SHBA akuzon Rusinë për përhapje të dezinformatave lidhur me koronavirusin

Botë

Botë/ SHBA akuzon Rusinë për përhapje të dezinformatave lidhur me koronavirusin

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë akuzuar Rusinë për përhapje të një fushate masive dezinformimi për koronavirusin, konfirmojnë zyrtarë të administratës amerikane.

Sipas tyre, mijëra llogari ruse në rrjetet sociale si; Twitter, Instagram dhe Facebook, po ushqejnë një fushatë dezinformimi antiamerikane për koronavirusin.

“Duke mbjellë dezinformata, rusët kanë zgjedhur sërish të kërcënojnë sigurinë publike. Kali i betejës për rusët ka të bëjë me teorinë komplotiste, sipas së cilës, virusi është krijuar nga SHBA-ja si një luftë ekonomike kundër Kinës”, thonë autoritetet amerikane.

Kujtojmë se, deri tani 443 persona po mbahen nën kontroll nga Qendra Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA, për shkak të frikës së infektimit të tyre me koronavirus. 15 prej tyre kanë testuar të jenë pozitiv, 347 negativ dhe 81 janë ende në pritje./GazetaSinjali/